Serbët thirrje provokuese edhe në Riga, por marrin reagimin e tifozëve vendas

Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës midis Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytetin letonez, tifozëve miq nuk iu lejua të futnin në stadium simbole të Serbisë. Organizatorët kërkuan heqjen e flamujve, shallëve, kapeleve apo bluzave me motive kombëtare, duke argumentuar se nuk ishte parashikuar një sektor i veçantë për tifozët vizitorë.

Mediat serbe raportojnë se disa tifozë, për të hyrë në stadium, u detyruan të hiqnin edhe bluzat me simbole të ekipit kombëtar. Megjithatë, pas golit të Dušan Vlahoviç në minutën e 12-të, ata shpërthyen në festime duke kënduar vargjet “Kosova është Serbi”, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga tifozët letonezë, të cilët u kundërpërgjigjën me fishkëllima dhe brohoritje kundër.

Serbia ndodhet në grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, së bashku me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?