Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: Ndoshta Shqipëria do të gabojë

Kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç shpreson ende tek një vend në Botërorin e 2026 edhe pas humbjes me rezultatin 0-1 në Leskovc nga Shqipëria. Në konferencën para ndeshjes kundër Andorrës që do të luhet nesër në orën 20:45, Mitroviç tha se shokët e tij te Kombëtarja duhet të marrin mësime nga humbja kundër kuqezinjve.

“Është një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm, një periudhë e vështirë për të gjithë ekipin kombëtar. Pas një humbjeje të tillë gjithmonë dëshiron që ndeshja tjetër të vijë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, duhet të marrim tre fitore për të ruajtur shanset tona teorike dhe presim rezultate të tjera që të na përshtaten”, tha kapiteni i Serbisë.

Mitroviç u shpreh optimist se Shqipëria do ta regjistrojë një humbje në dy ndeshjet e mbetura përballë Andorrës në transfertë dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”. ”Fokusi është të qëndrojmë në lojë deri në ndeshjen e fundit dhe të shpresojmë që Shqipëria do të bëjë një humbje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?