Serbia i rrëmben pikë në sekondat e fundit Sllovenisë (VIDEO)
Sllovenia dhe Serbia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, në duelin e vlefshëm për grupin C në Euro 2024. Zan Karnicnik kaloi sllovenët në avantazh në minutën e 69-të me një aksion fantastik, ndërkohë që Luka Jovic do të barazonte në sekondat e fundit.
29-vjeçari slloven finalizoi një aksion të nisur nga rikuperimi dhe inkursioni i tij, ndërkohë që baraspesha u vendos nga goli me kokë i sulmuesit të Milanit. Me këtë barazim, Kombëtarja sllovene numëron 2 pikë, duke lënë pas Serbinë.