Serbia ka probleme të shumta me dëmtimet, 4 lojtarë shkojnë me vonesë

Serbia është grumbulluar të hënën në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Serbisë në Stara Pazova, në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë.  Objektivi është i qartë: marrja e gjashtë pikëve nga këto dy sfida. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të grupit me një pikë më shumë se Serbia, por edhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Anglia, ndërkohë, kryeson grupin dhe shihet si favorite për vendin e parë.

Trajneri Dragan Stojković në konferencën e së hënës, pranoi se ekipi po përballet me një numër të madh mungesash për shkak dëmtimesh. Situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi katër lojtarë të tjerë nuk morën pjesë në seancën e parë stërvitore.

Megjithatë, disa lajme pozitive kanë ardhur nga stafi mjekësor: Dušan Vlahović, Filip Kostić, Strahinja Pavlović dhe Nemanja Gudelj (që vuan një dëmtim të lehtë) janë bashkuar me skuadrën të martën në Stara Pazova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të plotësuar listën, Stojković ka thirrur tre lojtarë të tjerë: Lazar Ranđelović, Vanja Dragojević dhe Vasilije Kostov, të cilët do të jenë në dispozicion për dy ndeshjet vendimtare të tetorit. Stojković ka kërkuar nga lojtarët disiplinë, përkushtim dhe një qasje pozitive për të synuar dy rezultate pozitive. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?