Serbia triumfon ndaj Letonisë, vendos një gol i Vlahovic
Serbia ka marrë një fitore të rëndësishme në kualifikueset për Kupën e Botës, duke mposhtur Letoninë në Riga me rezultatin minimal 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Dragan Stojković-Piksi, edhe pse pa kapitenin Aleksandar Mitrović në formacionin titullar, tregoi qartë mentalitet sulmues dhe që në minutat e para u vu në kërkim të golit.
Pas disa rasteve të humbura, Serbia kaloi në avantazh në minutën e 12-të. Pas një kombinimi të bukur mes Katait dhe Vlahovićit, sulmuesi i Juventusit lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 20 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës, një gol i mrekullueshëm që vendosi fatin e ndeshjes.
Vendasit tentuan me kundërsulme sporadike, por portieri Petrović reagoi në mënyrë perfekte. Me këtë fitore, Serbia merr tre pikë të vlefshme dhe bën një hap të madh drejt kualifikimit në Botëror.
#LatviaSerbia
⚽️ 👑 #Vlahovic pic.twitter.com/2LjuRJFocH— 𝗔 (@andarsofian) September 6, 2025
KOHA JONË SONDAZH

