Serbia vjen me një mungesë të rëndësishme në Tiranë, dëmtohet titullari
Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” dhe pritet me interes të madh. Megjithatë, kombëtarja serbe do të vijë në Tiranë pa një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm.
Portieri titullar, Predrag Rajković, do të mungojë në këtë takim për shkak të një dëmtimi që e ka lënë jashtë grumbullimit. Kjo përbën një goditje të madhe për trajnerin Dragan Stojković, i cili tashmë duhet të gjejë zgjidhje alternative për pozicionin e portës në një sfidë kaq të rëndësishme.
Në prag të ndeshjes, tekniku serb është përqendruar në vlerësimin e formës fizike të lojtarëve, teksa priten edhe disa prova taktike gjatë ditëve të para të stërvitjes. Ai synon të testojë skema të ndryshme, në kërkim të formulës së duhur për të përballuar Shqipërinë në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për ecurinë në grup.
KOHA JONË SONDAZH

