Sergi Roberto: Nuk mund të ndodhë më si ndaj Bayernit, Messi i motivuar

Sergi Roberto vulosi fitoren e Barcelonës në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Celta Vigos. Mbrojtësi katalanas thotë se ekipi ka ndryshuar dhe nuk është më si ai që pësoi 8 gola ndaj Bayernit.

“Më shumë sesa për golin, jam i kënaqur për lojën e skuadrës dhe për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme që të tregonim ambicie dhe dëshirë. Treguam fytyrën tonë me një lojtar më pak. Duket që jemi të bashkuar dhe me shumë dëshirë. Kuptuam që nuk mund të shkojmë më në ndeshje me atë përgatitje si ndaj Bayernit.

Në fazën përgatitore kemi punuar mirë dhe kjo duket në ndeshje. Do të luftojmë deri në minutën e fundit. Leo? Mesi është i motivuar dhe nuk e tërheq këmbën në dyluftime. Jemi të kënaqur që qëndroi me ne dhe do të na ndihmojë për të arritur gjëra të mëdha këtë sezon”, tha Sergi Roberto.

 

SHKARKO APP