Serginho ironizon Thiago Motta-n: Të trajnosh Juventusin nuk është njëlloj si të trajnosh Bologna-n
Ish-mbrojtësi i Milanit, Serginho, analizoi vështirësitë e fundit të Juventusit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Për trajnerin Thiago Motta ai nuk i kursen kritikat.
“Të trajnosh Juventusin është ndryshe nga të trajnosh Bologna. Në Torino ke presionin për të fituar çdo ditë. Megjithatë, Thiago ka cilësitë për të bërë mirë. Si Fonseca, edhe ai ka nevojë për kohë për të punuar.
Vlahovic? Ai nuk po shënon si te Fiorentina, por mbetet një pikë referimi e rëndësishme për Juven. Është më mirë të mos e kesh kundër.
I uroj Bremerit të rikthehet sa më shpejt nga dëmtimi. Douglas Luiz mund të spikasë edhe në Itali, por i duhet kohë për t’u përshtatur. Danilo? Nuk diskutohet lidershipi i tij, edhe pse të luajturit si qendërmbrojtës dhe në të djathtë mund t’i krijojë pak konfuzion”, tha Serginho.