Sergio Ramos befason mjekët, rikthehet shumë më shpejt se parashikimet
Më 6 shkurt të këtij viti, Sergio Ramos, pas dëmtimit të pësuar në gjurin e majtë i është nënshtruar një operacioni. Real Madrid, përmes një komunikate është shprehur se “operacioni është kryer me sukses” dhe tashmë periudha e rikuperimit të plotë mund të zgjasë nga 6 deri në 8 javë.
Gjithsesi,”AS” ka zbuluar me shumë rreth situatës. Kapiteni i skuadrës ka synim dy data për të bërë të mundur rikthimin në fushë. Sipas asaj qe raporton gazeta spanjolle, data e parë e rikthimit mund të jetë për ndeshjen e kampionatit ndaj Elche që do të luhet me 13 mars.
Nëse nuk ja del të rikuperohet për ndeshjen ndaj Elche, Sergio Ramos me shumë gjasa mund të jetë në fushë më 16 mars, tre dite më vonë,në ndeshjen e kthimit kundër Atalantës, takim i vlefshëm për Champions League. Ramos do të përpiqet maksimalisht të bëjë të mundur rikthimin në fushë në një prej këtyre dy datave. Gjithsesi jo çdo gjë varet nga mbrojtësi.