Sergio Ramos: Kur dëgjoj himnin e Championsit, harroj gjithçka!

Sergio Ramos e ka mendjen vetëm te Champions League. Kapiteni i Real Madridit duke folur në prag të super duelit ndaj Manchester City-it është shprehur se nuk po mendon aspak për çështjen e kontratës së tij.

“Nuk ka nxitim nga askush për rinovimin e kontratës time. Nëse Real Madrid dëshiron që unë të vazhdoj, do të qëndroj këtu. Në rast se nuk do të ketë një mundësi për vijimin, jam i vetëdijshëm për moshën time.

E vërteta është se për ne Liga e Kampionëve është gjithmonë e veçantë, himni është një motiv shtesë për të gjithë. Për mua është një privilegj të jem këtu për ta luajtur përsëri. Nuk është rastësi që ne jemi mbajtësit e rekordit me 13 trofe, është emocionese dhe motivuese.

Guardiola? Kam shumë respekt për të dhe është një trajner i shkëlqyer, numrat e tij flasin vetë. Ajo që na motivon është Champions League, jo trajneri apo lojtarët. Kur dëgjojmë atë himn, harrojmë gjithçka”, deklaroi Ramos. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP