Sergio Ramos rrezikon largimin nga Reali për shkak të rregullit të Perez
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sipas “Don Balon”, rinovimi i Sergio Ramos me Real Madrid nuk është edhe aq i sigurt. Kontrata e mbrojtësit do të skadojë në vitin 2021 dhe kërkesa e tij është ta zgjasë deri në 2023-shin, kur të jetë 37 vjeç.
Presidenti Perez, nga ana e tij, preferon t’ua rinovojë me vetëm një vit kontratën lojtarëve që janë mbi 32 vjeç. Palët do të takohen në muajt e ardhshëm për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që të shmanget divorci i bujshëm.