Sergio Ramos sfidon sërish Messin, transferohet në kampionatin amerikan

Sergio Ramos është larguar nga Paris Saint Germain pas dy sezoneve për t’u harruar. Qendërmbrojtësi spanjoll ka mbetur lojtar i lirë dhe duket se tanimë ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Edhe pse flitej për një rikthim të tij te Sevilla, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshje për detajet financiare. Ramos ishte gati të ulte ndjeshëm pagën e tij, por përsëri te Sevilla nuk ishin në gjendje të bënin sakrificë financiare.

Qendërmbrojtësi veteran do vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta katalunase Mundo Deportivo ka raportuar se Sergio Ramos është afër arritjes së marrëveshjes me amerikanët e Los Angeles FC, ekip ku pritet të formojë dyshen e mbrojtjes me Giorgio Chiellinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

37-vjeçari ka gjetur marrëveshjen totale me klubin amerikan, ku pritet zyrtarizimi. Interesant është fakti se do të kemi sërish duele me Messin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?