SERIA A/ Atalanta e Gjimshitit pëson humbjen e tretë radhazi, mundet nga Lazio

Atalanta vijon me rezultate negative në Seria A, duke koleksionuar humbjen e tretë radhazi. Disfata e radhës erdhi ndaj një kundërshtari direkt në zonën evropiane si Lazio, dke u mundur 0-1 në shtëpi.
Gustav Isaksen shënoi golin e vetëm në minutën e 54-të,duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Atalanta provoi të reagonte, por e kishte shumë të vështirë për të gjetur hapësira.
Lazio shkon në kuotën e 55 pikëve, po aq sa Juventus, ndërkohë që Atalanta mbetet në kuotën e 58 pikëve në vendin e tretë.