Seria A/ Milani ndalet ndaj Comos në sfidën e prapambetur
Barazim me shije humbjeje për Milanin, që nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Comos në sfidën e prapambetur të javës së 24-të, të luajtur në San Siro.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32-të pas një gabimi të portierit Mike Maignan, që i dhuroi topin Nico Paz, i cili shënoi për miqtë e drejtuar nga Cesc Fabregas.
Në pjesën e dytë vendasit reaguan dhe gjetën barazimin në minutën e 64-të: Rafael Leao realizoi pas asistit të Ardon Jashari, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar.
Pas 25 javësh, Milani mban vendin e dytë me 54 pikë, shtatë më pak se Inter, ndërsa Como renditet i gjashti me 42 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

