SERIA A/ Napoli i Contes fiton thellë ndaj Bolognës, Empoli shtang Romën

Napoli merr fitoren e parë në epokën Conte. Të Kaltrit triumfuan 3-0 ndaj Bolognës, në një duel aspak të thjeshtë. Di Lorenzo zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Kvaratskhelia do të dyfishonte gjithçka në minutën e 75-të, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes së Bolognës. Në kohën shtesë, Simeone realizoi golin e tretë i shërbyer nga Neres.

Gabon sërish Roma, pasi pësoi një humbje 1-2 ndaj Empolit të Ismjalit. Gyasi dhe Colombo në pjesën e dytë ndëshkuan verdhekuqtë, ndërkohë që goli i Shomurodov shërbeu për statistika. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?