Seria A nis me barazim, Parma dhe Torino ndajnë pikët
Seria A ka rinisur me një barazim mes Torinos dhe Parmës. Andrea Belotti “tradhton” Torinon në atë që mund të ishte ndeshja e kthesës pas gjashtë humbjeve radhazi në Serinë A, të gjitha të marra para se kampionati të pezullohej përkohësisht për shkak të COVID-19.
Ekipi “granata” u ndal 1-1 në fushën e saj ndaj Parmës, por pati mundësinë e artë në minutën e 48-të për të kaluar për herë të dytë në epërsi, për futbollisti më i mirë i skuadrës, Belotti, gaboi nga pika e bardhë përballë portierit Sepe. “Gardiani” i Parmës ia kuptoi krahun, çka e bëri heroin e ekipit të tij në këtë transfertë.
Torino mbetet seriozisht e rrezikuar për të rënë nga kategoria, ndërsa Parma ngjitet në vendin e shtatë, tri pikë poshtë Napolit.