Seria A/ Pedro shtang Interin, ndalet edhe Napoli
Napoli nuk shkoi më shumë se një bqrazim 0-0 në fushën e Parmës, në javën e 37-të të Serie A, por ndryshe nga Interi, që u ndal 2-2 në shtëpi ndaj Lazios, ky barazim ka shijen e një fitoreje për skuadrën e Antonio Contes.
Falë këtij rezultati, napolitanët ruajnë një pikë avantazh në krye të renditjes ndaj Interit, me vetëm një javë të mbetur nga fundi i kampionatit. Heroi i javës për ta rezultoi të ishte Pedro, autori i një dopiete për Lazion në “San Siro”, përfshirë edhe penalltinë e barazimit në minutën e 90-të.
Pavarësisht golave të Thuram dhe Dumfries, skuadra e Simone Inzaghit nuk ia doli të përmbysë avantazhin e Napolit, që në “Tardini” u ndal jo vetëm nga Parma, por edhe nga traversa, duke goditur tre herë shtyllat.
KOHA JONË SONDAZH

