Seria A vendos rekord në Europë, 48 penallti në 100 ndeshje
Serie A është kampionati më “bujarë” për dhënien e penalltive. Statistika e konfirmojnë diçka të tillë, pasi në 100 ndeshjet e zhvilluara në 10 javët e para të kampionatit, penalltitë e akorduara nga gjyqtarët e ndeshjeve kanë qenë 48, me një mesatare 0.48 penallti për ndeshje.
Skuadra që deri më tani ka marrë më shumë penallti në favor ka qenë Napoli: që ka fituar 7 penallti në 10 ndeshje të luajtura. Të gjitha janë gjuajtur nga Lorenzo Insigne, që ka gabuar 3 dhe ka shënuar 4 prej tyre.
Kapiteni i Napolit së bashku me Domenico Criscito janë lojtarët më produktivë nga pika e bardhë në kampionatet më të mira të Europës. Në vendin e dytë në dhënien e penalltive është LaLiga (39 penallti në 106 ndeshje të luajtura, me një mesatare 0.37), më pas saj vjen Liga 1 franceze (0.31), Bundeliga (0.28) dhe në fund qëndron Premier League me 21 penallti të dhëna (me një mesatare 0.23, ose sa gjysma e Serie A).