Seria A vlerëson futbollistët më të mirë të sezonit, triumfon …

Paulo Dybala është përzgjedhur futbollisti më i mirë në Seria A për sezonin 2019-2020. Vlerësimi për portierin më të mirë ka shkuar për një tjetër futbollist të Juventusit, Wojciech Szczesny.

Mbrojtësi më i mirë është shpallur De Vrij i Interit, ndërkohë “mbreti” i mesfushorëve është vlerësuar Alejandro Gomez. Për sulmuesin nuk ka asnjë dyshim, një çmim që padyshim shkon për Ciro Immobilen, i cili realizoi 36 gola, duke barazuar rekordin e Higuain.

Dejan Kulusevski ndërkohë është shpallur futbollisti i ri më i mirë, teksa nga shtatori do të jetë pjesë e Juventusit. Klasifikimi special është harruar nga Stats Perform në bazë të të dhënave të grumbulluara nga kompania “Netco Sports”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP