Sërish rokadë trajnerësh te Kukësi, ikën Çela dhe vjen Devolli
Aventura e Emiljano Çelës në stolin e Kukësit ka zgjatur vetëm 17 ditë. Menjëherë pas humbjes me Teutën, e treta me radhë prej emërimit të trajnerit më 31 janarin e kaluar, Çela vendosi të jepte dorëheqjen. Në klubin veri-lindor nuk humbën kohë dhe gjetën menjëherë pasardhësin.
Stoli do t’i besohet Bledar Devollit, 46-vjeçarit nga Gjirokastra që ka shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar, ku ka drejtuar disa skuadra. Kujtojmë që Kukësi momentalisht pozicionohet në fund të renditjes dhe është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH

