Sërish tension te Napoli, Gattuso lë jashtë ekipit Allan: Ecte në stërvitje!

Napoli po kalon një sezon me shumë ulje-ngritje, duke rrezikuar që të mbetet jashtë Chamionsit. Ditën e sotme, trajneri Gattuso ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Cagliarit, ku bie në sy mungesa e Allan.

Ka qenë vetë trajneri që ka dhënë arsyet e këtij vendimi, duke u shprehur se braziliani është lënë jashtë për çështje disiplinore.

“Allan nuk është stërvitur siç i kam thënë unë. Ai ecte, kështu që unë e lashë në shtëpi. E kam thënë që pas merkatos, që për Napolin duhet të vraposh, të luftosh dhe ta kesh mendjen vetëm te Napoli gjithë ditën. Kam 24-25 lojtarë për të menaxhuar, kështu që duhet të punojnë”, është shprehur Gattuso.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?