Setien e thotë hapur: Griezmann destabilizon skuadrën!

Barazimi kundër Atletico Madrid, ka bërë që Barcelona tashmë të rrezikojë krijimin e një distance prej 4 pikësh me Realin, nëse kjo e fundit fiton nesër. Pas mungesës së minutave, Griezmann ka hapur një debat me trajnerin.

“E kuptoj që është e vështirë për Griezmann që të pranojë stolin për një periudhë të shkurtër kohore. Po në këtë moment hedh në fushë ekipin, pa e destabulizuar. Do të flas me të, por nuk do t’i kërkoj falje pasi bëhet fjalë për zgjedhje teknike”, u shpreh Setien.

Atmosfera në klubin blaugrana nuk është aspak e qetë në javët e fundit, teksa Lionel Messi ka dalë kundër francezit, duke mos e preferuar në formacion për shkak se nuk kuptohen në fushë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP