Sevija leksion “shterp” ndaj Junajtid, Shahktar përmbys Romën (VIDEO)

Sevija dhe Mançester Junajtid nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Ramon Sançez Pizuan”. Skuadra e Vinçenzo Montelës ka dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Lukaku ka një mundësi të mirë në minutën e 25-të, por goditja e tij është për t’u harruar.

Sevija kundërpërgjigjet shumë shpejt me Korrean, i cili godet me të djathtën, por pa mundur të shkaktojë shumë probleme. Nzonzi disa minuta më pas ka një mundësi shumë të mirë, me kokë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Jesus Navas jep një asist fantastik për Muriel, i cili godet me kokë, por portieri De Gea bën mrekullinë.

Portieri i Junajtid shpëtoi skuadrën e tij në disa raste edhe në pjesën e dytë, teksa Muriel, Korrea nuk mundën që ta mposhtnin. Shahktar Donesk ka fituar me përmbysje ndaj Romës në duelin e parë në shifrat 2-1. Skuadra italiane kaloi në avantazh në minutën e 41-të me Çengiz Under, por vendasit futen në një ritëm tjetër në pjesën e dytë. Fakundo Ferreira do të shënonte golin e barazimit në minutën e 52-të, ndërkohë që Fred shënoi golin a avantazhit me një goditje dënimi spektakolare në minutën e 71-të. Romës i mjafton një fitore minimale 1-0 në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?