Sevilla fitoi Europa League, por lojtari më i mirë i sezonit luan me Interin
Romelu Lukaku u shpall më i mirë i Europa League-s për sezonin 2019/20. Sulmuesi belg, që e mbylli sezonin e parë Interi me 34 gola të shënuar në 51 ndeshje, mposhti konkurrencën e dy finalistëve të tjerë, Bruno Fenandesit, shënuesi më i mirë i turneut, dhe Ever Banegas.
Juria e përzgjedhur për ndarjen e çmimit është e përbërë nga trajnerët e 48 klubeve të pranishme në fazën e kaluar të grupeve dhe nga 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Europian i Medias Sportive (ESM).
Fituesi u zbulua para hedhjes së shortit të Ligës së Europës 2020. Në 6 ndeshje, 443 minuta të luajtura, 7 gola të shënuar dhe 2 asiste. Këto janë numrat e Lukaku në Europa League 19/20.