Sevilla triumfon ndaj Atletico Madrid, del nga zona e ftohtë

Sevilla ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Atlético Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të La Liga, e zhvilluar në stadiumin Ramón Sánchez Pizjuán Stadium.

Skuadra vendase e nisi sfidën në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Accor Adams, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, madrilenët reaguan dhe barazuan shifrat në minutën e 35-të falë golit të Javier Bonar.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, Sevilla goditi sërish në kohën shtesë, ku në minutën 45+3 Nemanja Gudelj realizoi golin e dytë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Atlético Madrid tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin, duke u larguar pa pikë nga kjo transfertë e vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij suksesi, Sevilla ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e 15-të në tabelën e kampionatit. Në krahun tjetër, Atlético Madrid mbetet në vendin e katërt me 57 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?