FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezonin tjetër zikaltër? Messi blen shtëpi në Milano para selisë së Interit

Lionel Messi ka blerë një shtëpi luksoze në Milano në zonën e njohur si Torre Solaria, një prej gradaçelave më të reja në Porta Nuova, e cila ndodhet pikërisht përpara selisë së Interit.

Siç raportohet nga Sport Mediaset, pasi babai i tij Jorge që së fundmi transferoi vendbanimin e tij të taksave në Itali, edhe “Pleshti” vendosi të blejë një pronë në Milano.

Lajmet nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin thashethemet për një kalim të mundshëm të Messit te Interi. Kampioni është nën kontratë deri më 30 qershor 2021 te Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suning, grupi që zotëron Interin, do të bënte gjithçka për të marrë lojtarin, madje edhe të fillonte një operacion me vlerë rreth 500 milion euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interi mund ta fitojë argjentinasin, ashtu siç bëri Juventus me Cristiano Ronaldon, por fjala e fundit i takon Messit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?