Sfida e parë e Sylvinhos si tranjer i kuqezinjëve, guxon me futboll të bukur. Notat e Kombëtares
Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me humbje fushatën kualifikuese për Europianin 2024. Kuqezinjtë e brazilianit Sylvinho humbën 1-0 me Poloninë në Varshavë, teksa tanët bënë një lojë të mirë sulmuese dhe me katër raste të pastra shënimi. Kombëtarja edhe pse e mundur në një episod, tregoi vlera dhe nivel të mirë, përballë favoritëve të grupit. Silvinjo i kishte veshur një tjetër kostum skuadrës, ku në pjesën më të madhe të lojës kemi qenë të barabartë, por edhe të pafat për të marrë më shumë nga kjo transfertë në Varshavë.
Notat
Strakosha-4.5 shfaqi pak siguri në momentin e shënimit të golit. Për pjesën tjetër, pozicional dhe në kohën e duhur.
Balliu-5.5 një lojtar shumë i koordinuar dhe me shumë iniciativë. Luan me qetësi në fazën difensive dhe agresiv në atë sulmuese.
Kumbulla-6.5 një mbulim pothuaj perfekt ndaj Levandovskit, shumë i vëmendshëm dhe me autoritet.
Mihaj-6 shumë pozicional dhe i kordinuar në pasime dhe ndërhyrje.
Hysaj-4.5 u përshtat në krahun jo më të mirë të tij dhe ju desh të haste shumë vështirësi, veçanërisht në pjesën e parë.
Gjasula-6 shumë pozicional përpara mbrojtjes. Me një siguri dhe koherencën në pasime dhe ndërhyrje.
Asllani-5 shume potencë dhe pse trajneri nuk i dha pozicionin natyral. Fillimi i pjesës së dytë ishte perfektë.
Ramadani-5.5 në pozicionin e tij natyral, shumë luftarak dhe me një koordinim perfekt me të gjithë repartin e mesfushës.
Asani-6.5 një pjesë e parë shumë e mirë, me driblime dhe vizion në lojë. Renie drastike me fillimin e së dytës.
Uzuni-6 jashtë pozicioni pothuaj për pjesën e parë të ndeshjes. Për tu veçuar një gjuajtje e devijuar në momentin final nga Szeszny.
Cikalleshi-6 shumë luftarak në pjesën e parë, por shumë larg portës. Një gjuajtje e shkëlqyer në pjesën e parë.
Mehmeti 5.5 shumë egoist.
Bajrami 5.5 sakrifikon pak.
Seferi 5.5.