Shqipëri-Zvicër përfundon me rezultatin 0:1.Humbëm dy gola

Kombëtarja jonë ka pësuar gol në minutën e 5 të ndeshjes.  Në minutën e 36 Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Largohet me të kuqe. Preku topin me dorë pasi kishte rrëshqitur në hyrje të zonës. Kombëtarja jonë është duke luajtur me 10 lojatarë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0 për Zvicrën. Po keshtu u mbyll dhe pjesa e dyte.

Patem dy raste per gol te sigurte te vetem para portierit, por nuk shenuan futbollistet tane. Po keshtu dhe nje penallti e sigurte nuk u dha per ekipin tone.

Shqipërisë i është mohuar një penallti gjatë ndeshjes me Zvicrën.

Rreth minutë së 78’ Lenjani ishte i vetëm duke u futur në zonën e helevetëve duke pasur edhe mundësinë për të shënuar, por është ndaluar nga Lihshtajner.

berisha-i-deshperuar

Ja çasti i penalltisë së mohuar padrejtësisht nga gjyqtari

penallatia-e-mohuar-3-700x463

Për gjyqtarin nuk ishte faull, por pas pamjeve të reja është parë se ajo ishte një penallti, pasi mbrojtësi zviceran e ka kapur Lenjanin dhe e ka mbajtur

NDESHJA MINUTË PAS MINUTE

16:50 93′ Perfundon takimi

16:49  92′ Edhe Mavraj ndëshkohet me të verdhë

16:47  91′ Akordohen edhe 3 minuta shtesë nga arbitri i katërt.

16:46  90′ Duke u luajtur minuta e fundit e kohës së rregullt…

16:44  88′ E pabesueshme se çfarë humbet Gashi… I vetëm me portierin, i pashqetësuar nga asnjë mbrojtës, gabon…Topi pritet nga portieri dhe përfundon në goditje nga këndi.

16:39  82’ Armando Sadiku largohet nga fusha dhe vendin e zë Gashi. Ka ende minuta ende mundësi për barazim…

16:37  81’ Pretendon penallti Lenjani, por arbitri nuk është i këtij mendimi. Momente të mira për Shqipërinë që prej disa minutash nuk i kemi dhënë mundësi Zvicrës të dalë përpara, ndërsa kemi rrezikuar edhe

16:34  77’ Sadiku shpërdoron një tjetër mundësi të mirë. Hysaj dhuron një pasim perfekt brenda zonës, por Sadiku e dërgon topin ngjitur me shtyllën.

16:33  76’ Edhe Zvicra kryen zëvendësimin e dytë Fabian Frei zëvendëson Xhemailin te Zvicra.

16:30  74’ Cikalleshi në fushën e lojës zëvendëson Roshin.

16:28  72′ Edhe pse me një lojtar më pak Shqipëria po kërkon të reagojë duke u hedhur përpara, megjithatë rrezikojmë në mbrojtje.

16:27  70′ Tjetër goditje nga këndi për Shqipërinë. Sërish largojnë mbrojtësit e Zvicrës.

16:24  65′ Berisha duket se e ka “personale” me Seferoviç, një tjetër pritje e sërish ishte sulmuesi ishte i vetëm me portierin. E treta pritje fantastike e Berishës.

16:24  65′ Berisha duket se e ka “personale” me Seferoviç, një tjetër pritje e sërish ishte sulmuesi ishte i vetëm me portierin. E treta pritje fantastike e Berishës.

16:20  63’ Menjëherë Ergys Kaçe ndëshkohet me të verdhë, ndali Behramin që po i drejtohej zonës sonë në një kundërsulm.

16:19  62’ Edhe Zvicra bën një zëvendësim. Embolo zëvendëson Mehmedin.

16:18  61’ Ergys Kaçe hidhet në fushën e lojës, duke zëvendësuar Taulant Xhakën.

16:17  59’ Luhen minuta të qeta. Zviceranët kërkojnë tashmë të administrojnë rezultatin, ndërsa kërkojnë të shfrytëzojnë edhe avantazhin numerik për të shikuar edhe drejt sulmit.

16:11  53′ Seferovic sërish vë në pozitë Berishën, por portieri ynë sërish tregohet mjaft i saktë. Sulmuesi zviceran godet fort nga e majta e sulmit të tyre, por reagon portieri ynë.

16:07  51′ Mundësi e mirë për Sadikun, por sërish nuk arrin sulmuesi ynë ta dërgojë topin në rrjetë. Hysaj dhuroi një pasim perfekt për Sadikun, por ishte portieri Sommer që arriti më parë te topi.

16:06  49′ Kukeli është duke luajtur në qendër të mbrojtjes së bashku me Mavraj.

16:04  47′ Edhe pse Cana u largua me kartonin e kuq, De Biasi ende nuk ka bërë ndonjë zëvendësim.

16:02  46′ Nis pjesa e dytë e takimit.

15:47  46’PËRFUNDON PJESA E PARË 0-1 PËR ZVICRËN.

15:45  44’ Fitojmë goditjen e tretë nga këndi në fundin e pjesës së parë. Krosimi i Lenjanit devijohet në këndore. Topi në duart e portierit pas krosimit.

15:44  43’ Berisha ndaj një tjetër goditje të fortë të Seferovic.

15:42  42’ Një tjetër mundësi për Zvicrën, por topi i goditur nga Xhemaili përfundon ngjitur me shtyllën e portës.

15:42  41’ Ishin momente të mira tona, ndërsa lojtarët e Zvicrës na gjejnë një moment të papërgatitur në mbrojtjes, më pas një rrëshqitje e Canës dhe mbetemi me një lojtar më pak.

15:40  40’ Mundësi e mirë për Lenjanit, godet në hyrje të zonës, por topi përfundon në duart e portierit pas devijimit nga mbrojtësi.

15:39  38’ Zviceranët godasin shtyllën, por shpëtojmë nga goli i dytë.

15:38  36’ Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Largohet me të kuqe. Preku topin me dorë pasi kishte rrëshqitur në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Zvicrën.

607466567_SB_2580_CF8BE5D1300508A2C4A0E6A426398E73_3202

15:35  35’ Luajmë mirë prej disa minutash, por janë zviceranët që vazhdojnë të udhëheqin me golin e shënuar në minutat e para.

15:33  32’ Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme.

15:32  31’ Mundësi e jashtëzakonshme për Sadikun, i vetëm me portierin gabon. Rast i jashtëzakonshëm, por portieri reagoi si duhet.

15:30  30’ Prej disa minutash qëndrojmë në zonën e zviceranëve, por ende nuk po arrijmë të gjejmë golin e barazimit.

15:29  28′ Fitojmë një tjeter korne. Largojnë sërish zviceranët.

15:28  26 ‘ Çfarë mundësia për Shqipërinë. Goditja e Xhakës përfundon pak mbi traversë.

15:24  23′ Cana ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyrje e parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës.

15:23  22’ Goditje nga këndi për Shqipërinë. Arrijnë të largojnë zviceranët.

15:17  16’ Godtja e tretë nga këndi për Zvicrën, e fiton Xhemaili.

15:16  15’ Super pritje e portierit Berisha. Seferovic u gjend i vetëm me portierin tonë.

15:15  14’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fiton një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar ndëshkohet me të verdhë.

cananaaaaa

15:13  13′ Lojtarët tanë kërkojnë të reagojnë pas golit të pësuar, por ende asnjë rast i mirë për shënim.

15:08  8′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë relativisht e madhe. Ndërhyrje e gabuar ndaj Canës. Xhaka largon rrezikun për Zvicrën.

15:06  GOL, shënon Zvicra.

15:05  3’ Goditje e lirë në mesin e fushës për Shqipërinë. G. Xhaka ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Abrashit.

15:03  2’ Goditje nga këndi për Zvicrën. Topi largohet nga zona jonë pa probleme.

15:01  ka nisur takimi. topi i parë është nisur nga zviceranët.

zvicraFillimisht u këndua himni i Zvicrës. Më pas i gjithë stadiumi në këmbë duke kënduar himnin shqiptar. Emocione të jashtëzakonshme!!!. Kombëtarja shqiptare në këtë ndeshje do të luajë me fanelën e parë, atë të kuqe, ndërsa Zvicra me fanelat të bardha.

flamuri 2FORMACIONET
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka; Gashi, Abrashi, Lenjani; Sadiku.

Zvicra: Sommer, Djorou, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Seferovic.

Trajneri De Biazi  ka përzgjedhur formacionin ku do ti besojë Sadikut në sulm. Nën skemën 4-3-2-1 në kuadrat do të vendoset Etrit Berisha, mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë , kapiteni Cana e Marvraj në qëndër me Agollin nga e majta. Trajneri italo-shqiptar ka zgjedhur një mesfushë muskujsh me Abrashin, Kukeslin dhe Taulant Xhakën. Ndërsa anësorë do të jenë Roshi nga e djathta dhe Lenjani nga e majta. Maja e sulmit do ti besohet Armando Sadikut.

Në kampin e Zvicrës, ish-trajenri i “Lazios”, Vladimir Petkovic e njeh rëndësinë e takimit dhe do ti besoj më të mirëve të mundshëm.  Në kuadrat do të jetë gardiani i Gladbachut Sommer, pjesa difensive do të përbëhet nga jventini Lichsteiner, Djorou, Schar dhe Rodriguez. Digën në mesfushë do ta formojnë Valon Berhami dhe Dzemaili, kurse Xherdan Sahqiri, Granit Xhaka dhe Mehemdi do të lëvizin pas krahëve të sulmuesit të vetëm Haris Seferovic.

Statistika

Ky është takimi i 7 që do të luajmë ndaj Zvicrës. Në 6 takimet e mëparshme jemi mundur 5 herë, ndërsa kemi marrë një barazim 1-1, kur kombëtarja drejtohej nga një trajner italian, Dossena.

Në orën 14:09 minuta kombëtarja ka mbërritur në stadiumin  “Geoffroy Guichard” ku atmosfera është tepër e zjarrtë.

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji kanë qenë ndër lojtarët e parë që kanë hyrë në fushë. Mbrojtësi Ajeti është afruar te tifozët për t’u përshëndetur me familjen e tij. “Shqiponjat” kanë përshëndetur tifozët shqiptarë që kanë mbushur stadiumin e Lensit.

Para nisjes së ndeshjes ka qenë emocionues përqafimi i dy vëllezërve Xhaka.

xhaka

SHKARKO APP