Sfida Laçi-Anderleht, i riu kavajas Regi Lushkja në fokusin e menaxherëve të huaj
Të enjten në ”Elbasan Arena”, Laçi pret ekipin belg ”Anderleht”, kjo për raundin e tretë të Conference League. Kurbinasit kërkojnë të lënë gjurmë, por ndeshja ka tërhequr edhe vëmendjen e menaxherëve të huaj të futbollit të cilët pritet që të zbarkojnë të enjten në ”Elbasan Arena”, kjo për të vëzhguar kualitetet që ka ekipi kurbinas.
Në fokusin e menaxherëve të huaj do jetë edhe 25-vjeçari kavajas Regi Lushkja. Talenti kavajas është një nga futbollistët më të spikatur të Laçit, i cili shumë herë është treguar vendimtar me paraqitjet e tij në fushë ka arritur të tërheqë vëmendjen e menaxherëve të huaj të cilët kërkojnë t’i japin mundësinë e artë për të hedhur një hap më lart në karrierën e tij, jashtë Shqipërisë.
25-vjeçari është bërë inspirues i ekipit kurbinas në Kupat e Europës. Ndaj Podgoricës, goli nga Lushkja i dha edhe kalimin për në turin tjetër kurbinasve, ndërsa në kualifikimin historik ndaj rumunëve të Universitatea të Craioves, Lushkja ishte vendimtar me pasimin kryevepër që dha në shënimin e golit te fitores 1-0 të Laçit.
KOHA JONË SONDAZH

