Sfida me Kukësin, Vllaznia fiton ”betejën” e Europës

Vllaznia mundi 2-1 Kukësin në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Në minutën e 43-të, do zhbllokohej takimi nga vendasit. Gurishta dërgoi një kros të bukur në zonë, me Da Silvan që nuk fal me kokë.

Barazimi do vinte në të 80-tën. Gjithçka lind pas një goditje dënimi të Shqiprim Taipit. Gjuajtja e tij nuk kontrollohet mirë nga Zogoviç dhe aty është Lulaj që përfiton.

Në limite, Vllaznia do merrte epërsinë me Çobën. Lufta për Europën vazhdon, teksa jemi disa javë para fundit të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?