“Sfida me Lihtenhshtenjin, Spanja e jashtëzakonshme”
Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi i vlerëson maksimalisht dy ndeshjet e ardhshme, si me modestët e Lihtenhshtenjit, ashtu edhe me gjigantët e Spanjës.
Në një intervistë për “Tuttomercatoweb” De Biazi shprehet: “Kemi një seri ndeshjesh. E para përballë Lihtenshtejnit mund të duket e lehtë, por nuk është e tillë dhe pastaj do të përballemi me Spanjën që është kthyer në nivelet e disa viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj.
Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Kosta te David Silva, Zhordi Alba. Me pak fjalë, një ndeshje e vështirë”, u shpreh trajneri italian.
KOHA JONË SONDAZH

