Sfida me Lyon-in, Nedved: Jam i lumtur, prisja një skuadër angleze

Zëvendës presidenti i Juventusit është shfaqur shumë i kënaqur nga shorti i Champions League që i vendosi bardhezinjtë përballë Lyon-it. Ish-mesfushori gjithsesi është shprehur se forma e momentit është vendimtare në këtë fazë të kompeticionit.

“Pashë përballje të ndezura që në raundin e dytë, nuk duhet të ankohemi sepse sezonin e kaluar u përballëm me Atleticon. Sot mund të jemi të lumtur, por nëse arrin në shkurt apo mars jo në formë, mund të eliminohesh. Më kujtohen dy ndeshjet e vitit 2014 dhe 2016, por që nuk kanë shumë vlerë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë.

Trinomi në sulm? Ishte bukur t’i shohësh duke luajtur. Duhet të them si hera e parë që luajtën së bashku nga fillimi, bënë shumë mirë. Nëse ata ndihmojnë njëri-tjetrin mund të bëjnë shumë mirë. Sarri zgjedh futbollistët në bazë të formës dhe rezultatet janë parë.

Frika nga Lyon? Nuk e kam ndjekur, isha i bindur që nuk do të përballemi me ta, prisja një skuadër angleze. Do t’i studiojmë, stafi teknik e di shumë mirë.

Ronaldo? E shoh shumë mirë. Nuk mund të vendosim në diskutim një si ai dhe Buffon. Unë kam qenë gjithmonë i qetë, e di se çfarë futbollistësh janë. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm, duken në momentet që duhen”, deklaroi Nedved. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP