Sfida me Skocinë, Zvicra merr një pikë të rëndësishme. Shaqiri thyen çdo rekord

1-1 u mbyll ndeshja mes Zvicrës dhe Skocisë e vlefshme për Grupin A të Europianit Euro 2024.

Skocezët arritën të shënin të parët me Tominay që në minutën e 13 të takimit, por zviceranët reaguan menjëherë duke barazuar me Xherdan Shaqirin i cili tashmë bëhet një rekordmen i vërtetë.

Dhe është një gol që ka vendosur një rekord të pabesueshëm për ish-lojtarin e Liverpool-it, të cilin as Cristiano Ronaldo nuk e ka arritur. Shaqiri, 32 vjeç, qëndron i vetëm si lojtari që ka shënuar në tre Kampionatet e fundit Evropiane dhe Kupat e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ai e pasoi atë me një nga golat e turneut në Euro 2016, një goditje mahnitëse kundër Polonisë.
Turneu i tretë radhazi i Shaqirit me një gol erdhi në Kupën e Botës 2018 ku ai shënoi në fitoren 2-1 ndaj Serbisë. Anësori zviceran shtoi tre gola në Euro 2020, dy kundër Turqisë dhe një tjetër kundër Spanjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?