Sfida Partizani-Elbasani, futbollisti i të kuqve humbet ndjenjat
Ndeshja Partizani-Elbasani e zhvilluar mbrëmjen e sotme, u shoqërua me momente ankthi në minutat e fundit. Në minutën e 85-të, futbollisti i Partizanit, Saliu Sembene, u rrëzua pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.
Ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë futbollistit.
Pas disa sekondash, Sembene rifitoi ndjenjat dhe u largua nga fusha me barrelë, duke u shoqëruar drejt dhomave të zhveshjes. Fatmirësisht, ai nuk pati nevojë të transportohej me ambulancë.
Gjendja e tij shëndetësore mbetet nën vëzhgim nga stafi mjekësor i klubit.
KOHA JONË SONDAZH

