Sfidat e sotme. përballje “titanësh” mes Holandës dhe Francës

Dy ekipe të mëdha, të forta në letër dhe të barabarta me pikë Holanda e Franca përballen sot në mbrëmje.

Njëra prej të dyjave kërkon t’i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në raundin tjetër të Europianit. Në takimet e para, Hollanda mposhti Poloninë në minutat e fundit 1-2, falë golit të Weghorst.

Ndërsa Franca mposhti Austrinë minimalisht 0-1 prej një autogli të mbrojtësit austriak, Wober. Me dyshim është për takimin e sotëm Kylian Mbappe, pasi sulmuesi i Real Madridit theu hundën ndaj Austrisë, teksa është parë në stërvitje me maskën tricolore.

Në fushë do të zbresin gjithashtu ditën e sotme edhe Polonia me Austrinë në ora 18:00 dhe Sllovakia me Ukrainën, e cila do të jetë sfida e parë për sot në ora 15:00.

Ndeshjet e sotme

Sllovaki- Ukrainë Ora 15:00
Poloni- Austri Ora 18:00
Holandë – Francë Ora 21:00

SHKARKO APP