Sfidat e Superiores, Partizani-Erzeni dhe Laçi-Bylis

Këtë të dielë, kategoria Superiore ul siparin e javës së katërt me dy ndeshje interesante. Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Bylis.

Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit.

Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të kuqtë e Xhovani Kolelës synojnë fitoren e katërt radhazi dhe kërkojnë të ruajnë këtë ecuri të rezultateve pozitive në këtë start të kampionatit, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit e kanë nisur sezonin me rezultate pozitive dhe sot ndaj “demave” të kryeqytetit kanë një provë force.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?