Sfidë vendimtare për titullin, por ish-ylli i Chelsea-t refuzon të luajë: Ka gjëra më të rëndësishme!
Ka nga ata që thonë jo për të zbritur në fushë të rrethuar nga mijëra spektator, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollit është ndalur për shkak të koronavirus. Po flasim për Obi Mikel, mesfushori nigeria i Trabzonspor, i cili ka luajtur 11 vite me Chelsea-n në Premier League.
Skuadra e tij do të luajë të dielën e 15 marsit në Stamboll kundër Basaksehir, një ndeshje vendimtare për titullin, por Mikel nuk do të zbresë në fushë. Jo për shkak të një dëmtimi apo skualifikimi.
Futbollisti i njohur ka shfaqur indinjatën e madhe për federatën turke, që nuk ka reaguar aspak ndaj pandemisë që ka përfshirë të gjithë Europën. Pak orë para ndeshjes, 33-veçari ka publikuar një mesazh duke sqaruar arsyet e këtij vendimi: Në një moment të tillë të komplikuar, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe personat që duan. Sezoni duhet të pezullohet, duke parë që e gjithë bota po has vështirësi. /R.Lika-Koha Jone/