Shaqiri gjunjëzon United me dy gola, Liverpooli rimerr kreun e Premier League (VIDEO)

Xherdan Shaqiri i ka dhënë një fitore të madhe Liverpoolit në javën e 17-të, në super duelin ndaj Manchester United. Në “Anfield Road” u zhvillua një sfidë spektakolare që u mbyll 3-1 në favor të vendasve.

Pas disa aksioneve të rrezikshme, Sadio Mane zhbllokoi rezultatin në minutën e 24t me një gol fantastik. Fabinho jep një top të bukur brenda zonës për afrikanin i cili e stopon me shumë klas dhe e dërgon në rrjetë. I pakapshëm për portierin De Gea.

Gjithsesi, United gjen forcat të reagojë dhe shënon golin e barazimit në minutën e 33-të me Lingard, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Alisson. Në pjesën e dytë, Liverpooli vijoi dominimin, por u desh futja në fushë e Xherdan Shaqirirt në minutën e 70-të për të zgjidhur ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre minuta pas hyrjes në fushë, mesfushori me origjinë shqiptare shfrytëzoi një aksion fantastik të Mane nga krahu i majtë. Shaqiri mori zemër pas këtij goli, teksa në minutën e 81-të shënoi edhe golin e dytë personal, sërish i devijuar nga mbrojtësit e United. Xherdani ka shënuar 5 gola këtë sezon, ndërkohë që Liverpooli mbetet në krye, me një pikë më shumë se City. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?