Shaqiri: Interi nuk ishte ndërtuar për të fituar, në atë kohë më donte edhe Juvja

Xherdan Shaqiri ka kujtuar aventurën e tij te Interi, një periudhë e shkurtër dhe e vështirë në karrierën e tij. I transferuar në janar të vitit 2015 nga Bayern Munich me dëshirën e trajnerit të atëhershëm Roberto Mancini, sulmuesi zviceran pritej të ishte goditja e madhe e merkatos dimërore. Megjithatë, fushat treguan tjetër realitet: në vetëm gjashtë muaj, ai grumbulloi 20 paraqitje, 3 gola dhe 2 asist, shifra larg pritshmërive.

“Interi më ndiqte prej kohësh. Mancini më telefonoi dhe më bindi për pesë minuta, më tha se do të isha qendror në projekt. Por nuk luajta aq shumë sa prisja. Sigurisht ndikuan edhe problemet e zakonshme fizike, por mendoj se duhej të më jepej më shumë hapësirë”, u shpreh Shaqiri për La Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, ai kujton me simpati grupin e lojtarëve: “Kishim një skuadër të mirë për nga marrëdhëniet. Kaloja shumë kohë me Kuzmanovicin, që e njihja nga Baseli. Kujtoj gjithashtu Nagatomon, Juan Jesus, Dodon…”. Por sipas tij, ai Inter ishte një nga skuadrat më të dobëta të 15 viteve të fundit: “Ishim të ndërtuar keq, pa ekuilibër dhe pa kampionë. Nuk ishim gati për të fituar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shaqiri foli edhe për përplasjen e tij me dëmtimet dhe trajtimet e çuditshme: “Një ditë më çuan te një ‘shaman’, më thanë se kishte kuruar edhe Fenomenin Ronaldo. Edhe Mancini më këshilloi të shkoja. U nisa për një orë e gjysmë me makinë, por ishte një dështim i madh, nuk shërbeu për asgjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për Interin aktual, tashmë nën drejtimin e Cristian Chivu, ai dha një mesazh optimist: “Kanë mbajtur të gjithë kampionët dhe janë forcuar. Mund të fitojnë titullin dhe të shkojnë larg në çdo kompeticion. San Siro është një vlerë e shtuar, kujtoj një stadium fantastik”.

Në prag të derbit të Italisë ndaj Juventusit, Shaqiri zbuloi edhe një prapaskenë merkatoje: “Për pak sa nuk u bëra numri 10 i Juves disa vite më parë. Më donin në vend të Diegos, që luante trekuartist. Nuk po luaja shumë te Bayerni dhe kisha hapur derën për transferimin, por nuk u realizua. Do të më kishte pëlqyer, por gjithsesi jam i lumtur që kam zgjedhur Interin. Tani, në Itali, ‘tifoz’ jam për zikaltërit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?