Shaqiri në super formë, shënon 3 gola në Zvicër me Baselin
Xherdan Shaqiri po kalon një formë shumë të mirë te Baseli, ku ka shënua5 gola dhe ka dhënë 10 asiste.
Skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Servette në kampionatin zviceran dhe protagonisti kryesor i takimit ishte pikërisht Shaqiri. Mesfushori ofensiv shqiptar shënoi tre gola.
Ish-lojtari i Bayern shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy gola në pjesën e dytë, duke rikonfirmuar se Basel me të në fushë është super fuqi në futbollin helvet.
33-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që nga Sofascore mori një notë shumë të lartë, 9.3.