Shaqiri në super formë, shënon tjetër dopietë në Zvicër (VIDEO)

Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në Zvicër, duke treguar se klasi nuk humbet kurrë. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte protagonist absolut në fitoren bindëse të Basel-it 4-0 ndaj Zurich, duke realizuar dy gola të mrekullueshëm që vendosën fatin e sfidës.

33-vjeçari tregoi edhe një herë pse është një nga emrat më të spikatur të futbollit helvetik. Me dopietën e radhës, Shaqiri arrin kuotën e 13 golave këtë sezon në Superligën Zvicerane, ndërkohë që ka dhënë gjithashtu 14 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.

Pas aventurave në elitën e futbollit europian me skuadra si Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi në MLS me Chicago Fire, rikthimi në atdhe duket se i ka dhënë një frymë të re karrierës së Shaqirit.

FC Zürich - FC Basel 0-4 Swiss Super League Highlights | FCZ Basel

SHKARKO APP