Shaqiri shënon super gol nga goditja e dënimit në Amerikë (VIDEO)

Xherdan Shaqiri po përgatitet me Chicago Fire për nisjen e sezonit të ri në MLS. Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesotta United, të cilin e fitoi 4-0. Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri.

Ishte minuta e 75-të  kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol. Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Chicago Fire prej shkurtit të vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fokusi i madh është Euro 2024, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani. Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?