Shaqiri vulos tjetër fitore, 2 gola dhe asist për Baselin
Xherdan Shaqiri vulosi një tjetër paraqitje fantastike, këtë herë ndaj liderit aktual të Superligës zvicerane, Thun. Gjilanasi ishte ylli i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe asistoi të një tjetër, në fitoren 1-3 të Baselit kundër Thun.
Pas vetëm 24 minutave lojë, Shaqiri u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia lehtësisht e zhbllokoi rezultatin. Shaqiri pastaj asistoi për Albian Ajetin, i cili me një goditje të fortë e dyfishoi epërsinë (41’).
Thun u kthye në lojë falë Bertone, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (51’). Në fund Baseli përfitoi një penallti, të cilën Shaqiri e konkretizoi për mrekulli (90+7’). Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri u vlerësua me notën 8.7 nga “Sofascore”. Basel me këtë fitore zë vendin e tretë me 13 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

