Shembet “bunkeri” mbrojtës i Juventusit, zgjidhja pritet të jetë … Skriniar
Një gol i pësuar në 8 javët e para në kampionat pas barazimit 1-1 ndaj Cagliarit, dhe 7 në 3 ndeshjet e fundit: kundër Stuttgart, Interit dhe Parmës. Situata te Juventusi duket se është e ndërlikluar, teksa statistikat për momentin janë alarmante pas dëmtimit të Bremer, që tregojnë dhe vlerën e yllit brazilian në prapavijë.
Thiago Motta ka humbur, cilësi, forcë dhe lidership. Drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë për një zgjidhje në janar, teksa kanë piketuar Milan Skriniar, si një zëvendësues të mundshëm.
Mbrojtësi sllovak nuk ka luajtur te PSG ndaj dhe e sheh si një zgjedhje ideale, por problem është paga e tij 9 milionë euro neto. Alternativa janë Bijol i Udineses si dhe Tah i Leverkusen. /R.Lika-Koha Jonë/