Shënoi dy gola në Rusi, Daku dedikim prekës për Martinin: Bëhuni të fortë

Mirlind Daku ka gjetur sot dy herë rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit, duke i siguruar një fitore 3-0 Rubin Kazan përballë Akron Toljati. Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë një dedikim të veçantë për dy golat.

Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, shkruante Daku në mesazhin e tij emocionues.

 

SHKARKO APP