Shënoi super gol në Champions League, Qazim Laçi: Ndjenjë e mrekullueshme!

Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren e djeshme te Spartës së Pragës 3-0 kundër Salzburgut. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin që vulosi sfidën në minutën e 58-të.

Laçi qëndroi në fushë 84 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.7, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Ai realizoi 14 pasime të sakta, ndërpreu 2 aksione premtuese të kundërshtarëve, si dhe 3 nga 4 driblimet e bëra gjatë ndeshjes ishin të sakta.

“Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese”, tha Laçi para kamerave të Nova Sport 3 pas fërshëllimës së fundit.

“Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam dhe shënova gol. I gjithë ekipi luftoi, jam krenar për ta. Ishte jashtëzakonisht emocionuese”, vijoi Laçi.

SHKARKO APP