Shënoi tripletë dje, Uzuni: I lumtur për 3 golat që shënova
Uzuni vijon të shkëlqejë në Spanja, teksa ditën e djeshme përballë Cartagena-s realizoi një “tripletë” golash duke marrë më vete topin.
I gjithë stadiumi nderoi “bomberin” kuqezi që falë kësaj paraqitje fantastike merr i vetëm kreun e listës së golashënuesve më të mirë në La Liga2 në kuotën e 14 golave, plus 1 asist.
Në përfundim të ndeshjes, me topin në dorë, Uzuni u shfaq i lumtur për golat e tij, por mbi të gjitha për fitoren që arriti Granada.
“E rëndësishme në radhë të parë është ekipi. Mora shumë topa sot nga shokët e skuadrës dhe më ndihmuan. Po punojmë fortë së bashku. Jam shumë i lumtur për hat-trick që realizova dhe për fitoren e skuadrës.
Jemi të gjithë të lumtur. Ka alegri në kampin tonë dhe ndihemi mjaft mirë. Të gjithë vëmë ekipin në radhë të parë. Më vjen mirë që çdokush që ishte në stadium u ndie i kënaqur”, u shpreh Uzuni.