Sherif Kallaku transferohet në Kroaci, zbulohen detajet e kontratës

Sherif Kallaku është larguar nga Teuta për t’u transferuar në Kroaci. Këtë gjë e ka zyrtarizuar klubi durrsak i futbollit përmes një njoftimi publik: “KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Sherif Kallakut në ekipin e Lokomotiva Zagreb, Kroaci. Sherif Kallaku pritet t’i bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb, me të cilin ka nënshkruar një kontrate 4-vjeçare.

22-vjeçari, i cili u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë me Teutën, do ta vijojë aventurën e tij të re në Kroaci. Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit, në radhët e Lokomotiva Zagreb”.

Teuta do të përfitojë 150 mijë euro, duke ruajtur edhe të drejtat mbi 20% të kartonit të lojtarit në rast të një transferimi tjetër. Te skuadra në fjalë kanë luajtur disa shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?