Shërohen nga koronavirusi 3 futbollistë të ekipit të Fiorentinës

3 futbollistë e Fiorentinës, Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic nuk janë më të prekur nga COVID-19. Lajmi i mirë ka ardhur pikërisht nga klubi vjollcë.

Testet mjekësore të bëra kanë dalë negative dhe kjo ka sjellë lajmin e mirë për të tre. “Fiorentina është e lumtur të lajmërojë se testet e Patric Cutrones, German Pezzellas dhe Dusan Vlahovic kanë dalë negativë.

Ne shfrytëzojmë këtë moment për të falënderuar doktorët dhe infermierët e spitalit që vazhdojnë e kujdesen për ne në këto momente të vështira për Italinë dhe gjithë botën”, shkruan klubi vjollcë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?