Sherr dhe kaos pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani, tifozët përplasen me policinë
Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Flamurtari Vlorë dhe KF Elbasani në Vlorë, situata u tensionua jashtë stadiumit. Takimi u mbyll me fitoren 1–2 të skuadrës elbasanase.
Menjëherë pas ndeshjes, disa tifozë u përplasën me forcat e policisë, fillimisht në zonën përreth stadiumit dhe më pas edhe pranë dhomave të zhveshjes. Në vendngjarje ndërhynë shumë efektivë policie për të vënë situatën nën kontroll, por tensionet vazhduan për një kohë.
Kjo humbje e thellon më tej pozicionin e vështirë të Flamurtari Vlorë në fund të tabelës së klasifikimit. Nga ana tjetër, fitorja është mjaft e rëndësishme për KF Elbasani, i cili vazhdon të mbetet mes skuadrave kryesuese në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11770

